DYLON

“Lopët e lumtura” krijojnë spektakël në Suedi, mledhin mijëra shikues!

“Lopët e lumtura” krijojnë spektakël në Suedi, mledhin mijëra shikues!
Avatar photo Elife Sherifi

Rreth 5000 qytetarë të Suedisë janë mbledhur në periferi të kryeqytetit Stokholm, për t’i parë “lopët e lumtura” të cilat lirohen nga stalla për të kullotur të lira në fushë, pasi që dimri tashmë ka kaluar.

Por, disa viça nuk ishin të lumtur për lirimin e tyre. Kjo erdhi pasi që ato ishin lindur gjatë dimrit, dhe ende nuk e kishin përjetuar jetën jashtë stallës, për gjatë gjithë kohës kishin qëndruar brenda.

Ndërsa në anën tjetër, lopët më të vjetra, ishin të lumtura që e panë dritën e diellit.

EkoHigjiena

Fermerja Karin Lindgren, e cila edhe është pronare e fermës në Vallentuna, qytezë 50 km në veri të Stokholmit, së bashku me bashkëshortin e saj Johan, thanë se kanë pasur shumë vizitorë në ditën e “lirimit” të lopëve nga stalla.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.