Zgjedhjet e fundit parlamentare bashkuan e ndanë parti, bashkuan e ndanë grupe e individë. Pra, pati lëvizje nga një parti në tjetrën, u formuan grupe për t’iu bashkangjitur një partie më të madhe, u nxorën individë e kandidatë për të konkurruar për deputetë e për dal në sipërfaqe si politikanë e njerëz “që ia donë të mirën e popullit e qytetarit”.
Shkruan: Gani Krasniqi
Kështu, ndodhi edhe me Lëvizjen Qytetare “Vatra” e cila në këto gara iu bashkëngjit LDK-së me shpresë se do të marrë ndonjë deputet, por ngaqë nuk kishte kandidatë nga radhët e veta mori një, po ashtu të LDK-së.
Kjo dhe veprime tjera të mëhershme të Lëvizjes “Vatra”e cila po thirret se është adresë e të ndjekurve e të shpërngulurve nga Presheva, Medvegja e Bujanoci e tregon se këta të ndjekur nuk përfaqësohen nga Lëvizja “Vatra”. Ashtu siç propagandojnë ata.
Se kanë mbetur të ndjekurit nga Kosova Lindore pa “adresë të tyre”, pra “Vatrës”, e treguan zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, përkatësisht të 11 qershorit 2017.
“Vatra”e cila deri më tani kishte propaganduar “me të madhe” se është e gatshme për zgjedhje, se ne jemi më të mirët, se ne jemi duke u zgjeruar se kemi strukturë etj. etj., në momentin kur duhej të tregohej, mori një kandidat i cili, asnjëherë, bash asnjëherë, nuk ka qenë pjesë e strukturave të “Vatrës”, as edhe anëtarë i thjeshtë.
Pa keqkuptime për kandidatin e tyre, por kjo tregon se “Vatra., që prej ardhjes së Kushtrim Kadriut në krye të saj, nuk është vetvetja, nuk është “Vatra”, por është pjesë e LDK-së., është servis i saj , është degë e saj, sido që ta quajmë, s’është me rëndësi, me rëndësi se më së paku është Lëvizje “Vatra” e të ndjekurve e të shpërngulurve nga Kosova Lindore.
/autori ka qenë nënkryetar i Lëvizjes Qytetare “Vatra”, tani kryetar i Këshillit Inicues për Themelimin e një iniciative qytetare, me fokus, çështjen e Luginës/