DYLON

Diplomoi gjenerata e parë e studentëve të Fakultetit të Edukimit në Universiteti “Kadri Zeka”

Diplomoi gjenerata e parë e studentëve të Fakultetit të Edukimit në Universiteti “Kadri Zeka”
Avatar photo Redaksia

Egzona Dërmaku pas përfundimit me sukses të studimeve të nivelit Bachelor,  është studentja e parë në Fakultetin e Edukimit programi parashkollor në Universitetit “Kadri Zeka”, e cila sot ka mbrojtur temën e diplomës, “Mësimi i gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollat fillore të Komunës së Kamenicë”,  para komisionit vlerësues, mentori,  Prof.Ass.Dr.  Merxhan Avdyli, Prof.Ass.Dr. Nevrije Bislimi dhe Prof. Asoc. Dr. Januz Dërvodeli.

Në këtë rast ishte e pranishme edhe  Prorektorja Shpresë Qamili, e cila pasi përshëndeti të pranishmit, studentëve të diplomuar u ka dëshiruar suksese të mëtejshme  në karrierën e tyre profesionale!

Kurse Dekani i Fakultetit të Edukimit Jonuz Dërvodeli, tha se  diplomimi  është një akt që gjithmonë mbetet në kujtesën e secilit, andaj në këtë ditë urojmë që kjo diplomë të shërbej në realizimin e ëndrrës së tyre,  që në një ditë sa më të afërt, ata të jenë edukatorë të gjeneratës më të re, fëmijëve.

EkoHigjiena

Gjatë mbrojtjes së temave të diplomës nga 24 studentët e Fakultetit të Edukimit, prej tyre 19 nga programi Fillor dhe 5 nga programi Parashkollor, kanë marrë pjesë profesor dhe asistentë të Universitetit si dhe familjarë të studentëve tashmë të diplomuar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.