Zëvendësministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Izet Sadiku priti sot në takim një delegacion të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Malit të Zi të udhëhequr nga Milovan Vujoviq – Sekretar shteti në MSh, Nikola Antoviq – drejtor gjeneral dhe Dr. Vesna Miranoviq – drejtoreshë gjenerale, të shoqëruar nga Sekretari i parë i Malit të Zi në Kosovë, Skender Sharkinoviq.
Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin në shëndetësi midis dy shteteve.
Zëvendësministri Sadiku ka këmbyer me mysafirët nga MSh e Malit të Zi informacione rreth sistemit shëndetësor në Kosovë dhe Mal të Zi, organizimin e tij, shërbimet që ofrohen, si dhe fushat konkrete të bashkëpunimit të mundshëm në të ardhmen përfshirë shërbimet shëndetësore deficitare, ato të fushës së rehabilitimit, të sëmundjeve ngjitëse, etj.
Në takim, është propozuar hartimi i një draft marrëveshjeje të bashkëpunimit në shëndetësi, e cila pas specifikimit të fushave konkrete të bashkëpunimit në të ardhmen midis dy shteteve në shëndetësi, do të nënshkruhej nga ministritë respektive të dy shteteve.