DYLON

Kryetari i Degës së PDK-së, Zenun Pajaziti, takon strukturat nëpër nëndegë

Kryetari i Degës së PDK-së, Zenun Pajaziti, takon strukturat nëpër nëndegë
Avatar photo Redaksia

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Gjilan, po vazhdon me agjendën intensive të aktiviteteve në teren, duke takuar strukturat e saj nëpër nëndegë për të shtuar edhe më tej aktivitetin politik.

Gjatë takime që po realizon me struktura, kryetari i degës Zenun Pajaziti, ka thënë me bindje se strukturat e PDK-së nëpër nëndegë kanë një disponim të shtuar dhe intesim të arsyeshëm në përmbushjen e detyrave dhe marrjen e përgjegjësive për realizimin e synimeve dhe objektivave të degës së PDK-së në Gjilan.

Në takimet që janë mbajtur në nëndegët (V, IX, XIV, XV, XVI, XVIII, dhe atë të Bresalcit e Mireshit), nga strukturat e këtyre nëndegëve shpërshfaqet entuziazmi dhe vullneti për angazhim për ta kthyer PDK-në si forcën e parë politike në Gjilan. Unanimisht është theksuar se fitorja e PDK-së në Gjilan është e pashmangshme dhe nuk ka alternativë tjetër për Gjilanin, të cilën edhe qytetarët e shohin si të domosdoshme.

EkoHigjiena

Sipas agjendës së kryetarit të degës Zenun Pajaziti, takimet me strukturat e nëndegëve do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim nëpër të gjitha nëndegët ku PDK në Gjilan, ka shtrirjen e saj.

 

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.