Me ftesë të Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjeneral major Enver Cikaqi mori pjesë në Konferencën shkencore në Tiranë “ Sfidat e sigurisë dhe roli i Shqipërisë si faktor orientues në Ballkanin Perëndimor” të organizuar nga Akademia e Forcave të Armatosura dhe Instituti i Kërkimeve Shkencore Ushtarake.
Zëvendëskomandanti i FSK-së gjeneral Cikaqi ka prezantuar Kosovën dhe FSK-në për të arriturat e deritanishme e FSK-së në fushën e sigurisë përmes konceptit të NATO-s, ku prezantoi temën: “Institucionalizimi i Bashkëpunimit në Siguri-rasti i Kosovës”
Gjeneral Cikaqi gjatë prezantimit të tij, të pranishmit i njoftoj me fazat e zhvillimit të FSK-së, bashkëpunimi me rajonin në fushën e sigurisë , ndërveprimi i Republikës së Kosovës me NATO-n, rezultatet rajonale nga ndërhyrja e NATO-s, mundësimi i tranzicionit të FSK-së. /2LONLINE.com/