DYLON

FSK-ja në vazhdimësi trajnon pjesëtarët e saj që të jenë sa më të përgatitur në realizimin e misionit dhe detyrave

FSK-ja në vazhdimësi trajnon pjesëtarët e saj që të jenë sa më të përgatitur në realizimin e misionit dhe detyrave
Avatar photo Redaksia

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes ( KDS ) e Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ) mision të saj ka arsimimin dhe ngritjen profesionale të oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve të saj.

Me këtë qëllim KDS-ja organizon dhe përgatit trajnime të vazhdueshme për pjesëtarët e saj që të jenë sa më të gatshëm në realizimin e misionit dhe detyrave ushtarake.

EkoHigjiena

Në procesin e trajnimeve dhe avancimeve profesionale të pjesëtarëve të FSK-së sot, në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj përfunduan trajnimet “Kursi i Liderit Luftarak gjenerata 07/2021” që fokusohet në katër kompetenca të përbashkëta të nënoficerit siç janë: gatishmëria, udhëheqja, menaxhimi i trajnimit dhe taktikat luftarake, si dhe “Kursi i Logjistikës dhe Furnizimit” që objektiv kryesor ka dhënien e njohurive për funksionimin e mbështetjes me furnizim.

Kursantët që ishin pjesë e këtyre trajnimeve u certifikuan sot me ceremoni të veçanta ku të pranishëm ishin oficerë dhe nënoficerë të KDS-së dhe përfaqësues të njësive të FSK-së, të cilët vlerësuan lartë gatishmërinë dhe interesimin e treguar gjatë këtyre javëve të trajnimit./2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.