• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Nënshkruhen tri marrëveshje mes dy Ministrive të Brendshme të Kosovës dhe Shqipërisë

Redaksia 2LONLINE 26 Nëntor, 2021 4 min
 Nënshkruhen tri marrëveshje mes dy Ministrive të Brendshme të Kosovës dhe Shqipërisë

Sot në Elbasan është duke u mbajtur mbledhja e përbashkët, e shtata me radhë e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Në kuadër të kësaj mbledhje ministritë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë nënshkruan tri marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshjet u nënshkruan nga Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, z. Xhelal Sveçla dhe ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, z. Bledi Çuçi.

Këto marrëveshje janë në harmoni me legjislacionin vendor të dy shteteve dhe legjislacionin e BE-së.

  • Me marrëveshjen për rregullat e Trafikut Lokal Kufitar, do të definohet lëvizja e lirë e banorëve të brezit kufitar. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, banorët do të kenë mundësi të lëvizin me lejekalimi të veçanta në zonat kufitare të përcaktuara përgjatë tërë vijës kufitare mes dy vendeve në brendësi të territorit deri në 30 km. Lëvizja e lirë do të lehtësojë jetën e banorëve të brezit kufitar të cilët kanë lidhje familjare, ekonomike e arsimore mes vete. Nxënësit do ta kenë më të lehtë qasjen në shkollim. Do të hapen pika kufitare të përkohshme kalimi kudo që paraqitet nevoja për festa, aktivitete kulturore, sportive apo emergjenca. Do të zhvillohet ekonomia lokale, turizmi agrar, do të rriten shkëmbimet mes dy vendeve e do të ngritet bashkëpunimi kulturor. Do të krijohet një perspektivë e re më e mirë mes komunave dhe qyteteve kufitare të dy vendeve. 
  • Marrëveshja për ri-kategorizimin e pikës kufitare Krushevë – Shishtavec, do ta kalojë pikën kufitare nga kategoria C në B dhe do të jetë pikë e rregullt e kalimit kufitar me kapacitet të plotë pune 24/7. Përmes nënshkrimit të kësaj marrëveshje, do të përcaktohet se Pika e Përbashkët e Kalimit Kufitar do të punojë në orar 24/7 për trafik kufitar të udhëtarëve, mjeteve dhe mallrave jo – komerciale. Objekti i ri i Pikës së përbashkët kufitare tashmë është ndërtuar në territorin e Republikës së Shqipërisë, në Shishtavec dhe është i gatshëm për funksionim. Pika e Përbashkët e Kalimit Kufitar do të fillojë të funksionojë sipas kategorisë B të përcaktuar në këtë marrëveshje, menjëherë pas hyrjes në fuqi të së njëjtës. 
  • Marrëveshja për lehtësimin e procedurave për marrjen e lejeqëndrimeve, do të prodhojë lehtësira në marrjen e lejeqendrimit të përkohshëm i cili tani do të merret për 5 vite; Do të ketë lehtësira në kriteret dhe heqje të barrierave burokratike. Në këtë mënyrë, shtetasit e palëve nënshkruese në momentin e lajmërimit të qëndrimit të përkohshëm mund të qëndrojnë në territorin e shtetit tjetër deri në pesë (5) vite për ndonjërën nga arsyet në vijim: ribashkimit familjar; arsimit parauniversitar ose arsimit të lartë; kërkime shkencore; Arsye humanitare, duke përfshirë refugjatët, personat nën mbrojtje plotësuese, dhe personat me status të pa shtetësisë; viktimat e trafikimit me njerëz ose viktimave të kontrabandës me migrant dhe të huajt të cilët kanë shprehur vullnet të bashkëpunimit me autoritete kompetente; punës; dhe punësimit të punëtorit të sistemuar.
Etiketa:aktuale Kosovës marrëveshje Ministrive të Brendshme Shqipërisë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Më 6 shkurt mbahet seminari për trajnerë 

4 Shkurt, 2023
Sport

Sot janë zhvilluar katër ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së

4 Shkurt, 2023
Nacionale

Qeveria miratoi 11 rregullore

4 Shkurt, 2023
Gjykatë/Prokurori

Gjykata vendos masën e paraburgimit të pandehurve, pasi që të njëjtit dyshohet

4 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

Gjykata vendos masën e paraburgimit të pandehurve, pasi që të njëjtit dyshohet të kenë kryer veprën penale “marrje ryshfeti në bashkëveprim”

4 Shkurt, 2023

Mehaj: Trupat tanë të gatshëm të realizojnë operacione të kërkim- shpëtimit në kushte ekstreme dimërore

4 Shkurt, 2023

Brenda 24 orëve të fundit policia shqipton mbi 1 mijë e 900 gjoba trafiku

4 Shkurt, 2023

Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në pronë deri në vlerën 100 euro

3 Shkurt, 2023

Përkrahje financiare për 15 studentë për projekte të digjitalizimit të komunës së Gjilanit

3 Shkurt, 2023

Na t’atëhershmit (Poezia që fitoi çmimin e dytë)

2 Shkurt, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com