Xhemail Fazliu, ish-luftëtarë i UÇPMB-së jep dorëheqje të parevokueshme nga strukturat e PVD-së dhe nga grupi i këshilltarëve të kësaj partie pranë Kuvendin Komunal në Preshevë.
Ai në rrjetin social Facebook ka dhënë këtë deklaratë:
Të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës,
Të dashur miq dhe familjarë
Të nderuar bashkëluftetarë
Unë Xhemail Fazliu, këshilltarë i Kuvendit Komunal në Preshevë nga subjekti PVD-ë, jep dorëheqje nga grupi i këshilltarëve të PVD-së, si dhe nga të gjitha funksionet, strukturat e Partisë për Veprim Demokratik dhe që nga sot do të jem Këshilltarë i pavarur.
Kam shprehur vullnetin dhe sakrificën gjatë gjithë jetës sime të kontriboj në zhvillimin dhe afirmimin e sferave të rëndësishme jetike për qytetarët e Komunës së Preshevës dhe për të gjetur gjithnjë mënyrën për t`i shërbyer atyre dhe interesave të Komunës sonë.
Partia për Veprim Demokratik me kryetarë Riza Halimin ka zhvilluar politika të cilat tani më janë të qarta në kundërshtim me programin e saj themelor duke tentuar që të pamundësoj shprehjet dhe mendimet e lira brendapartiake duke përndjekur në veçanti të gjithë ata të cilët kanë një mendim ndryshe nga kryetari Halimi.
PVD-ja në një periudhë të shkurtë në pushtetin e Komunës së Preshevës ka pasqyruar qartë se i peshon më shumë interesat e një klani të ngushtë lojal të kryetarit Halimi se sa interesat e qyetarëve të Komunës së Preshevës.
Unë Xhemail Fazliu nuk jam dhe nuk do të jemë pjesë e kësaj ligshmërije.
Punësimet partiake, korrupsioni dhe pazarlleqet e kryetarit Riza Halimi kanë shantazhuar strukturat e PVD-së dhe në përgjithësi Komunën e Preshevës si kurrë më parë. Riza Halimi në postin e kryetarit në 27 vitet e fundit që nga themelimi ka ndërtuar një klan interesash, ku veprimi dhe tentativat për reformin e PVD-së janë bllokuar në tërësi.
Shantazhimi i luftëtarëve dhe komandantëve të UçPMB-së nga funksionarët e shtabit të kryetarët së Komunës së Preshevës, ishte një kulminacion i të këqijave, prandaj unë sot distancohem publikisht nga ata!
Ju falënderoj për mbështetjen!
Xhemail Fazliu, Këshilltarë pranë KK Preshevë