DYLON

Mustafa: Kosova e Shqipëria duhet të bëjnë shumë më tepër për Luginën

Mustafa: Kosova e Shqipëria duhet të bëjnë shumë më tepër për Luginën
Avatar photo Redaksia

“Shqiptarët në trevat e tyre nuk kanë siguri e as nivel të kënaqshëm ekonomik. Ata përballen me frikë e diskrimin nga shteti serb. Mungesa e investimeve në Luginë, përveç diskriminimit dhe mohimit të drejtave të tyre, janë faktorë që ndikojnë edhe në ikjen e tyre të vazhdueshme në drejtim të Kosovës”.

Kështu është shprehur, Ilmi Mustafa, afaristi dhe humanisti nga Gjermania, njëkohësisht anëtar i kryesisë së AAK-së në Gjilan, pas qëndrimit të tij në Preshevë.

EkoHigjiena

Ai ka bërë me dije se bashkë me kryetarin e Aleancës në Gjilan, Nazim Gagica dhe kolegë tjerë, takuan kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

“Qoftë si institucione shtetërore në Kosovë e në Shqipëri, qoftë ai diasporë, duhet të bëjmë shumë më shumë se kaq për vëllezërit dhe trevat tona në Luginë”, ka thënë Ilmi Mustafa. i AAK-së  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.