Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti me bashkëpunëtorë, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, këshilltarin e shefit të zyrës së BE-së në Kosovë z. Stefano Gnochi dhe shefen e zyrës së UNDP-së në Kosovë, znj. Maria Suokko, vizituan xhaminë e “Osman Efendiut” në Novobërdë.
Xhamia e “Osman Efendiut” është rikonstruktim i shekullit XVIII dhe është në proces të restaurimit që nga fundviti i kaluar. Procesi i restaurimit është duke u mbështetur nga BE-ja dhe duke u implementuar nga zyra e UNDP-së në Kosovë.
Bashkësia Islame e Kosovës është thellë e përkushtuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore islame të vendit tonë, thuhet në njoftimin e BIK-ut. /2LONLINE/