DYLON

Me një ceremoni solemne është vënë gurthemeli i xhamisë re në Lagjen e Spitalit

Me një ceremoni solemne është vënë gurthemeli i xhamisë re në Lagjen e Spitalit
Avatar photo Redaksia

Me një ceremoni solemne është vënë gurthemeli i xhamisë re në Lagjen e Spitalit në qytetin e Gjilanit.

“Me ndërtmin e kësaj xhamie, e cila pritet të jetë më e madhja në Gjilan, do të plotësohen kërkesat e shumë banorëve për ndërtmin e një xhamie në këtë pjesë”, thuhet në njoftimin e KBI-së së Gjilanit…

EkoHigjiena

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, tha se ndërtimi i kësaj xhamie do të mundesojë adhurimin e Krijuesit dhe në vecanti do të sherbejë në edukimin e brezave të rinj në frymën islame e kombëtare.

Ndërkaq kryetari i Këshillit të BI-së së Gjilanit, Naim ef. Aliu, tha se kjo xhami do të shërbejë për gjithë qytetarët e Gjilanit, dhe si e tillë do të jetë qendër e bashkimit dhe e unitetit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, u shpreh i gëzuar me këtë projekt, duke potencuar se kjo xhami, përveçse që do ta zbukurojë Gjilanin, kjo do të ndikojë në edukimin e brezave të rinj.

Ndërtimi i një xhamie në këtë pjesë ishte kërkesë e kahershme e banorëve të kësaj pjese, por që do të mundësohet falë donatorëve, thuhet në njoftimin e KBI-së së Gjilanit.. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.