DYLON

U mbajt mbledhja e Quality Bord në kuadër të projektit ERASMUS+ QUADIC

U mbajt mbledhja e Quality Bord në kuadër të projektit ERASMUS+ QUADIC
Avatar photo Redaksia

Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, është mbajtur punëtoria dy ditore Quality Board, në kuadër të projektit ERASMUS+ QUADIC, ku universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është koordinator i këtij projekti.

Mbledhja e QB kishte për qëllim që të vlerësojë të arriturat e tre viteve të implementimit të projektit QUADIC, tek të gjithë parterët të cilët janë 18 sosh.

EkoHigjiena

Në këtë punëtori është diskutuar për raportet e cilësisë nga secili partner i projektit, ku pastaj do të hartohen 6 raporte të përgjithshme të cilësisë.

Nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan në këtë punëtori kanë marrë pjesë, Rektori Bajram Kosumi, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe projekte Dukagjin Leka, Udhëheqësi i Zyrës së Shërbimeve Studentore Nevzad Halimi, si dhe Mensur Ajeti zyrtar për zotim të mjeteve buxhetore.

Projekti QUADIC ka ndryshuar gjendjen e universiteteve partnere në Kosovë dhe Shqipëri, duke dhënë rezultate të shkëlqyeshme sa i përket ndërkombëtarizimit, projekteve të reja dhe rritjes së numrit të mobiliteteve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.