DYLON

Arrestohet i dyshuari për “vjedhje të rënda” nëpër objekte fetare në Rajonin e Gjilanit

Arrestohet i dyshuari për “vjedhje të rënda” nëpër objekte fetare në Rajonin e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve të shpejta hetimore ka arritur që me datën 09.05.2024 të arrestojë të dyshuarin kosovar shqiptar A.K. (2001)

Arrestimi i të dyshuarit nga ana e hetuesve policor është bërë pasi që janë gjetur prova të arsyeshme  se i dyshuari në kohë të ndryshme dyshohet se  ka kryer  vjedhje në disa objekte  objekt fetar në rajonin  e Gjilanit dhe më gjerë.

EkoHigjiena

Ne stacionin policore ne Gjilan në prezencë të avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare i njëjti është intervistuar ku  i janë ofruar dëshmi dhe video incizime, ku dyshohet se ai është i involvuar në këto raste të vjedhjeve nëpër këto objekte fetare :

1. Rasti i vjedhjes se xhamisë në (Në fshatin Pidiq)

2. Rasti i vjedhjes se xhamisë  (Në Gjilan,rruga Arberia )

3. Rasti i vjedhjes se xhamisë (Ne Gjilan, rruga Fadil Jakupi)

4. 3. Rasti i vjedhjes se xhamisë  (Në Fshatin Zheger)

5.  Rasti i vjedhjes se xhamisë  (Në  Fshatin Miresh)

6.Rasti i vjedhjes se Kishës ne fshatin Kllokot.

Pas intervistimit dyshohet se i dyshuari është i involvuar edhe në dy rastet të tjera të vjedhjeve të rënda nëpër shtëpi private. Hetimet rreth këtyre janë në vazhdim e sipër nga hetues policor në Gjilan dhe Prokurori i shtetit. Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan , i dyshuari është ndalur ne mbajtje për 48 orë Rasti me Kallëzim penal dërgohet ne Prokurorinë Themelore në Gjilan, njofton policia. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.