DYLON

Bllokohen 24 prona në Prishtinë, Graçanicë dhe Novobërdë dhe 11 objekte (villa)

Bllokohen 24 prona në Prishtinë, Graçanicë dhe Novobërdë dhe 11 objekte (villa)
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Prishtinë në vazhdën e veprimeve hetimore në çështjen penale kundër të pandehurit G.G për veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 323 par 4 dhe “Shmangia nga Tatimi”, nga neni 307 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të 24 pronave të paluajtshme dhe 11 objekteve (villa), për të cilat ka dyshim të bazuar se janë përfituar me vepër penale.

Vlera e pasurisë së bllokuar llogaritet të jetë qindra mijëra euroshe dhe sipërfaqja totale e pronave të bllokuara përkohësisht është 55687 metra katrorë.

EkoHigjiena

Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar në zbatimin e Ligjit dhe ndjekjen penale të kryesve të veprave penale, thuhetnë njoftimin e prokurorisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.