Mbrojtësi Mërgim Vojvoda ka treguar formë të mirë dhe në ngritje me skuadrën e tij Mouscron në Belgjikë. Ai ka luajtur 29 ndeshje sivjet në elitën e futbollit belg duke shënuar një gol.
Paraqitjet e tij veçanërisht me kombetaren e Kosovës, kanë bërë që shumë klube të shprehin interesim për shërbimet e tij.
“Ka interesim nga disa skuadra evropiane. Kam marrë oferta nga Gjermania dhe Franca. Nuk e kam marrë ende vendimin, të shohim çka do të ndodh por ka mundësi që në afatin e ardhshëm kalimtar të largohem nga Belgjika”, deklaroi Vojvoda.
24 vjeçari luan te skuadra belge Mouscron që nga viti 2016.