DYLON

Kolazh fotografish nga derbi,”Intelektualët” dhe “Skifterat” janë definitivisht më të mirët!

Kolazh fotografish nga derbi,”Intelektualët” dhe “Skifterat” janë definitivisht më të mirët!
Avatar photo Elife Sherifi

Dueli i fundit mes Gjilanit dhe Dritës që u zhvillua në stadiumin“Fadil Vokrri” në Prishtinë dha epitetin e një ndeshje derbi. Kjo pasi mbi 7500 bileta u shitën, ndërsa atmosfera në tribuna ishte më e zjarrtë sesa loja në fushë.

Ndeshja la shumë për të dëshiruar, përkundër rasteve të pakonkretizuara nga të dyja skuadrat (0:0), por ata që fituan ishin tifozët me koreografitë e tyre.“Skifterat” në njërën anë dhe “Intelektualët” në anën tjetër  uk u ndalën së brohorituri për skuadrat gjatë tërë ndeshjes.

“Skifterat” po festonin jubileun e tyre të 20-te te themelimit, duke u rikthyer edhe njëherë në “Fadil Vokrri” për të dhënë njërën nga paraqitjet më të mira sa i përket tifo skenës për këtë edicion në kampionatin elitar.

EkoHigjiena

Këtë herë kuqebardhët përballë kishin rivalin lokal, teksa nuk i kushtuan shumë rëndësi atyre për të bërë një super koreografi para fillimit të ndeshjes.

Tribuna jugore ku ishin vendosur tifozët e kaltër të Dritës ishte stërmbushur, ndërsa një pjesë e tyre u ulën edhe në tribunën përballë. Me autobusë të shumtë dhe vetura private mijëra “Intelektualë” u mobilizuan për të dhënë një tjetër shfaqje në stadiumin e kryeqytetit.

Koreografia ishte tejet interesante dhe thumbuese ndaj rivalit lokal, të cilin e thumbonin herë pas here gjatë ndeshjes. Mund të shijoni fotografitë nga ky derbi, e që me të drejtë konsiderohet si më i zjarrti në Kosovë dhe jo vetëm.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.