DYLON

Haziri: Profesor Adem Limanin do ta kujtojmë përjetë për kontributin e jashtëzakonshëm në mjekësi

Haziri: Profesor Adem Limanin do ta kujtojmë përjetë për kontributin e jashtëzakonshëm në mjekësi
Avatar photo Redaksia

Me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit të Fakulteti të Mjekësisë, Adem Limani, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Limani.

“Prof. Dr. Adem Limani nuk është më në mesin tonë, por do ta kujtojmë përgjithmonë si humanist të madh dhe njeriun i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm në mjekësi. Përpos që mjekoi mijëra paciëntë, profesor Limani do të mbahen në mend për kontributin e tij të madh në nxjerrjen e kuadrove më të mira të doktorëve të rinjë, të cilët sot janë specialistë të shumë fushave. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, kolegëve miqve e farefisit”, thuhet, ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haziri.

Adem Limani
EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.