Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, Zëvendëskryesuesi, anëtarë të Këshillit, Zëvendëskryeprokurorja e Shtetit, U.D. i Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së dhe zyrtarë të administratës, kanë marrë pjesë në prezantimin e Raportit “Vlerësimi i përfshirjes institucionale në aspektin gjinor dhe social të Prokurorisë së Kosovës”, i hartuar nga “Axiom International Ltd” me mbështetjen e Projektit “Forcimi i sistemit të drejtësisë në Kosovë”, i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Pas prezantimit të këtij raporti, të bërë nga përfaqësuesi i Projektit të Ambasadës së Britanisë së Madhe, David Wells, Kryesuesi Maloku, tha se është i lumtur që sot po prezantohet një raport, në të cilin institucionet e sistemit prokurorial – Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit, vlerësohen me notë të lartë sa i përket barazisë gjinore, përfshirjes, diversitetit dhe përfaqësimit të barabartë.
Me tej, kryesuesi Maloku, ka thënë se përkundër përfshirjes së masave të avancuara në aktet tona të brendshme nënligjore dhe që na paraqesin si institucion shembull në avancimet gjinore, ne do të vazhdojmë të punojmë edhe më tej në fuqizimin dhe promovimin e barazisë gjinore, përfshirjen, diversitetin dhe përfaqësimin e barabartë.
Lidhur me gjetjet e këtij raporti që Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorin e Shtetit që i radhisin si institucione që vazhdimisht kanë qenë në kohezion me plotësimndryshimet ligjore dhe nënligjore, të cilat rregullojnë fushën e barazisë gjinore, por edhe për rekomandimet e dala nga ky raport, kanë folur Zëvendëskryeprokurorja e Shtetit, Sevdije Morina dhe U.D. i Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, Valdrin Krasniqi. /2LONLINE/