DYLON

Punëtori e organizuar nga KPK-ja me ekspertët ndërkombëtarë

Punëtori e organizuar nga KPK-ja me ekspertët ndërkombëtarë
Avatar photo Redaksia

Mbledhja, analizimi dhe përdorimi i statistikave për punën e prokurorive, temë e punëtorisë së organizuar nga KPK-ja me ekspertët ndërkombëtarë.

Komisioni për Administrimin e Prokurorive i KPK-së, i kryesuar nga Jetish Maloku, ka organizuar një punëtori dyditore që mbështetet nga Zyra e Këshillit të Europës në Prishtinë, në të cilën morën pjesë anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, prokurorë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, kryeprokurorë dhe prokurorë të prokurorive të vendit, Grupi punues i SMIL-it, përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, z.Mats Persson dhe zyrtarë të Sekretariatit të KPK-së dhe Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive, kurse përmes pjesëmarrjes online referojnë ekspertët dhe koordinatorët e KOSEJ-it në Sekretariatin e CEPEJ-it, konkretisht përfaqësuesi i Njësisë për Mbështetje në Prokurorinë Publike, z.Vitor Mendonça dhe Prokurori i Lartë Publik nga Portugalia, z.Jose Manuel Santos Pais.

EkoHigjiena

Në sesionet e zhvilluara sot pati diskutime për zëvendësimin e statistikave manuale me statistika të gjeneruara automatikisht nga Sistemi Informativ i Lëndëve (SMIL), në përputhje me metodologjinë e CEPEJ-it, me ç’rast, kryesuesi i Komisionit për Administrimin e Prokurorive, z.Jetish Maloku, theksoi rëndësinë e trajtimit të praktikave të mira të sistemeve evropiane për cilësinë e të dhënave dhe statistikave dhe për kushtet e nevojshme për të garantuar cilësinë e statistikave të prokurorive të vendit, në përputhje me metodologjinë CEPEJ.

Gjithashtu në vijim janë diskutuar edhe procedurat e mbledhjes së statistikave dhe cilësia e futjes së të dhënave, ku janë prezantuar online rekomandimet e raportit të ekspertëve nga ekspertja e CEPEJ-it, znj. Ellen Van Dael dhe janë prezantuar raportet manuale statistikore që janë aktualisht në përdorim, si dhe është zhvilluar një diskutim me Grupin Punues të Përdoruesve të SMIL-it për raportet statistikore të disponueshme në SMIL dhe Planin e veprimit për muajt e ardhshëm për zëvendësimin e statistikave manuale me statistika të gjeneruara automatikisht nga SMIL.

Rrjedhimisht, sipas pjesëmarrësve të kësaj punëtorie, objektivi kryesor i tyre është përmirësimi i mbledhjes, analizimit dhe i përdorimit të statistikave për të avancuar cilësinë dhe efikasitetin e prokurorive dhe mbështetja e KPK-së në zëvendësimin e statistikave manuale me statistika të gjeneruara automatikisht nga SMIL-i, si dhe adresimi i numrit të madh të lëndëve të pazgjidhura.

Në sesionet e ditës së nesëme do të prezantohen rastet e pazgjidhura kundër autorëve të panjohur në vendet evropiane dhe gjendja aktuale me lëndët e pazgjidhura në Kosovë, si dhe do të zhvillohen diskutime për trajtimin adekuat të numrit të madh të lëndëve të pazgjidhura në prokuroritë e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.