DYLON

Mbahet ceremonia e dorëzimit dhe pranimit të detyrës së Kryesuesit të Këshillit Prokurorial

Mbahet ceremonia e dorëzimit dhe pranimit të detyrës së Kryesuesit të Këshillit Prokurorial
Avatar photo Redaksia

Me një ceremoni zyrtare, të mbajtur në Këshillin Prokurorial të Kosovës, sot u bë dorëzimi dhe pranimi solemn i detyrës së kryesuesit të KPK-së ndërmjet kryesuesit të deritashëm, z.Jetish Maloku dhe kryesuesit të zgjedhur, z.Ardian Hajdaraj.

Në fjalimin e tij përshëndetës, z.Maloku i uroi suksese kryesuesit të sapozgjedhur, duke theksuar sfidat dhe të arriturat gjatë mandatit të tij trevjeçar dhe, njëkohësisht, falënderoi të gjithë punonjësit e sistemit prokurorial për bashkëpunimin e frytshëm gjatë kësaj periudhe kohore.

EkoHigjiena

Pas pranimit zyrtar të detyrës, Kryesuesi Hajdaraj, duke falënderuar z.Maloku për kontributin, përkushtimin dhe punën e palodhshme gjatë mandatit të tij, nënvizoi se, gjatë punës së tij do të ketë parasysh gjithnjë rëndësinë e pavarësisë së sistemit prokurorial dhe rolin e tij kushtetues e ligjor në shërbim të avancimit të sundimit të ligjit dhe rendit në Kosovë.

Z.Hajdaraj, u zgjodh kryesues në Takimin e 241-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe mandati i tij është dyvjeçar (2024-2025). /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.