DYLON

Mbahet takimi i Komisionit për Administrimin e Prokurorive

Mbahet takimi i Komisionit për Administrimin e Prokurorive
Avatar photo Redaksia

Komisioni për Administrimin e Prokurorive të KPK-së, i udhëhequr z.Jetish Maloku, ka mbajtur takimin e radhës, sipas agjendës së paraparë, në të cilin morën pjesë anëtarët e këtij komisioni, përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, z.Mats Persson, Koordinatori i Komisioneve të Përhershme të KPK-së dhe zyrtarët e Departamentit të Teknologjisë Informative të Sekretariatit të KPK-së dhe të Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë.

Me këtë rast është bërë prezantimi i Raportit analitik për numrin e nevojshëm të prokurorëve në prokuroritë themelore, i cili përmban nevojat për prokurorë në secilin departament të prokurorive themelore sipas kritereve të CEPEJ-it dhe i njëjti është aprovuar.

EkoHigjiena

Po ashtu, një grup punues, i caktuar më parë nga Komisioni për Administrimin e Prokurorive prezantoi format, përfshirë thirrjen dhe fletëkthesën dhe dokumente të tjera pune, të cilat janë aprovuar dhe do t’u shpërndahen prokurorive që t’i përdoren në procesin e punës.

Në takimin e sotëm u prezantuan edhe rekomandimet për përdorimin e statistikave për punën e prokurorive, ku sugjerohet që nga tremujori i dytë i vitit 2024 të fillohet me pilotprojektin e gjenerimit të statistikave përmes SMIL-it në pesë prokurori themelore për regjistrat me kryerës të panjohur (PPP) dhe lëndë të ndryshme (PPN).

Anëtarët e Komisionit formuan grupin punues për përgatitjen e Udhëzuesit për mënyrën e trajtimit të rasteve me kryerës të panjohur (PPP). /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.