DYLON

Miratohet lista përfundimtare me emrat e 24 prokurorëve të rinj të shtetit që do të dërgohen për dekretim tek Presidentja e vendit

Miratohet lista përfundimtare me emrat e 24 prokurorëve të rinj të shtetit që do të dërgohen për dekretim tek Presidentja e vendit
Avatar photo Redaksia

Prishtinë, 31 tetor 2024 – Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Ardian Hajdaraj, mbajti Takimin e 256-të, në të cilin diskutoi pikat e rendit të ditës. Vendimet që u morën në takimin e sotëm janë si vijojnë, me ç’rast Këshilli i Prokurorial i Kosovës:

1. Miratoi Udhëzuesin për Panelin Vlerësues në zbatim të Rregullores 07/2024 për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës së Kosovës;

EkoHigjiena

2. Miratoi Raportin e Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit, të cilin e prezantoi kryetari i Komisionit rekrutues, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj dhe, njëkohësisht, mori vendim që emrat e 24 prokurorëve të zgjedhur të dërgohen për dekretim tek Presidentja e vendit;

3. Trajtoi kërkesën e një anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me rishikimin e pagës së tij dhe shtesave, si dhe autorizoi Komisionin për Çështje Normative që të përgatitë një analizë me rekomandime për këtë rast dhe rastet e tjera të ngjashme. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.