Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), në Viti ka mbajtur sot mbledhje të rregullt.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për gjendjen e pandemisë në këtë komunë me virusin COVID-19.
Në këtë takim u bë me dije se deri me tani në këtë komunë janë 69 raste aktive.
Gjithashtu në këtë takim është folur edhe lidhur me zbatimin e masave kundër përhapjes së këtij virusi dhe kontrollit të Policisë dhe Drejtorisë së Inspekcionit në Viti për zbatimin e tyre.
Gjithashtu u bë me dije që nga 13 marsi e deri me tani në këtë komunë ishin prekur nga ky virus 259 qytetarë duke kërkuar nga qytetarët që të jen të kujdesshëm e të zbatojnë masat, të mbajnë maska, të mbajnë distancën dhe higjienën personale.