DYLON

Përfundon asfaltimi i rrugës “Ali Hadri” në lagjen Iliria

Përfundon asfaltimi i rrugës “Ali Hadri” në lagjen Iliria
Avatar photo Redaksia

“Punët në Komunën e Kamenicës janë duke vazhduar edhe në kohën e pandemisë.  Gjatë ditës së djeshme ka përfunduar asfaltimi i rrugës “Ali Hadri” në lagjen Iliria në Kamenicë”, njofton zyra për informim e kësaj komune, transmeton Portali 2LONLINE.com.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati tha se Kamenica po ndërtohet dalngadalë dhe se punët për qytetarët e Kamenicë do të vazhdojnë.

“Dalngadalë Kamenica po ndërtohet. Asfaltimi i rrugës “Ali Hadri” në lagjen Ilira sot përfundoi, ndërkaq që ne vazhdojmë me punë për qytetarët tanë”, ka thënë Kastrati.

EkoHigjiena

Edhe nënkryetari i komunës, Faton Jakupi ka uruar banorët e kësaj lagje pas përfundimit të asfaltimit të rrugës “Ali Hadri”.

“Rruga “Ali Hadri” -lagja Iliria. Edhe kjo rrugë po asfaltohet sot, urime banorëve të kësaj lagje. Vazhdojmë!”, tha Jakupi.

Afaltimi i 15 rrugëve lokale, është duke u bërë në kuadër të projekteve në ndërtimin e infrastrukturës rrugore nga Ministria e Infrastrukturës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.