Policia e Kosovës, Njësia e Hetimeve nga Stacioni Policor në Viti ka realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan dhe ka bërë kontrollin në fshatin Binqë në shtëpinë e të dyshuarit banor i këtij fshati, nën dyshimin se i njëjti mund të mbajë në pronësi armë pa leje.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar ;
1. Një (1) revole Zoraki M 906-7 .
2. Njëzet e katër (24 )fishek te revoles kal 9mm
3. Dy (2) boksa metali dhe
4. Një (1) shufër e metalit.
Për rastin është njoftuar prokurori në Prokurorin e shtetit në Gjilan, Departamenti i Krimeve të Rënda, i cili urdhëron që rasti të procedohet në procedurë të rregulltë në prokurori. /2LONLNIE/