• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Nacionale
  3. Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës apelon që të mos kalohet pa llogaridhënie ata që kanë shkelë kushtetutën e vendit
Nacionale

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës apelon që të mos kalohet pa llogaridhënie ata që kanë shkelë kushtetutën e vendit

by Redaksia 2LONLINE 17 Dhjetor, 2021 3 min read
 Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës apelon që të mos kalohet pa llogaridhënie ata që kanë shkelë kushtetutën e vendit

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës (SSHCK), përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës i cili  konstatoi se; vendimi për shkarkimin e 5 anëtarëve të KPMSHCK-së është kundërkushtetues.

Kryetari i SSHCK, Mursel Zymberi ka thënë se në këtë formë është mbrojtur, në mënyrën më të mirë, interesi i Shtetit të Kosovës dhe Shërbyesve Civil në veçanti ngase, nuk do të duhej në asnjë formë Kuvendi i Kosovës të merret me këtë institucion të pavarur e që ne edhe më herët kemi thënë se është një lloj Gjykate e Shërbimit Civil dhe këtë e ka konfirmuar edhe Gjykata Kushtetuese duke e emërtuar si një lloj ’”tribunali” që nënkupton se kuvendi dhe politika duhet të mbajnë larg duart nga institucionet e pavarura kushtetuese.

Zymberi ka shtuar tutje se kjo praktikë e sulmeve dhe etiketimeve pa asnjë justifikim ligjor mbi këto institucione është një pasqyrë jo e mirë edhe në raport me bashkësinë ndërkombëtare dhe dëmton në masë të madhe imazhin e Shtetit të Kosovës, sepse në këtë formë krijon një precedentë të rrezikshëm që çdo qeveri dhe pushtet të merret me këto institucione në vazhdimësi, varësisht se cila parti është në pushtet.

Ai thotë se tendenca për të sulmuar këto institucione të pavarura është në kundërshtim me çdo normë dhe rregull dhe se Kuvendi i Kosovës dhe komisionet parlamentare nuk duhet të luajë rolin e Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës sepse përgjegjësit janë të ndara në këtë aspekt, andaj edhe nuk duhet të ndërhyhet në kompetenca të institucioneve tjera.

“Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës kërkon nga kreu i Kuvendit të Kosovës dhe kryesia, që të merr masa ndaj atyre që kanë qenë promotor të këtyre proceseve me ç ‘rast i është shkaktuar dëm i pariparueshëm institucionit më të lartë të vendit tonë Kuvendit të Kosovës, sepse çfarë mund të pritet nga institucionet tjera kur Kuvendi shkel Kushtetutën e Kosovës si dokumenti më i rëndësishëm i vendit”, thotë Zymberi.

Përndryshe, Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës apelon që të mos kalohet pa llogaridhënie ata që kanë shkelë kushtetutën e vendit tonë. /2LONLINE/

Tags: aktuale Kushtetuta murselzymberi rekomandojmë SHhCK Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjykatë/Prokurori

Kryetari i Gjykatës në Gjilan pret në takim drejtuesit e Stacionit Policor

26 Maj, 2022
Gjilan

Kuvendi i Gjilanit anulon vendimin për PZHK 2021-2029 

26 Maj, 2022
Promo

Trajnim dhe praktikë falas për NETWORK ADMINISTRATOR – Aplikoni

26 Maj, 2022
Gjilan

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të

26 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Kryetari i Gjykatës në Gjilan pret në takim drejtuesit e Stacionit Policor në Gjilan

26 Maj, 2022

Kuvendi i Gjilanit anulon vendimin për PZHK 2021-2029 

26 Maj, 2022

Trajnim dhe praktikë falas për NETWORK ADMINISTRATOR – Aplikoni

26 Maj, 2022

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të projekteve në vlerë prej 2.4 milionë euro

26 Maj, 2022

Major Ilir Beqiri dhe Major Dedë Hiseni diplomuan me rezultate të shkëlqyera në Command and General Staff School (CGSS) në SHBA

25 Maj, 2022

Vitia nënshkruan marrëveshje me “Kuwait Society for Relief” për ndërtimin e Ambulancës së Mjekësisë Familjare në Gushicë

25 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com