DYLON

Kurti në Bruksel të mbajë shumë fortë Preshevën, Medvegjën e Bujanocin në agjendë si masë reciprociteti

Kurti në Bruksel të mbajë shumë fortë Preshevën, Medvegjën e Bujanocin në agjendë si masë reciprociteti
Avatar photo Redaksia

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla. ka qëndruar të enjten në Luginën e Preshevës ku është takuar me përfaqësuesit e shqiptarëve.

Ragmi Mustafa, Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) përmes një psotimi në profilin e tij ka bërë me dije për  takimin që pati ai me Ministren Gërvalla.

EkoHigjiena

Ja postimi i plotë.

Takim me ministren e jashtme të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Preshevë. Prej ministres mësuam gatishmërinë e qeverisë Kurti për të mbajtur Preshevën, Medvegjën e Bujanocin në agjendën e tyre.

Fillimisht, me linjën buxhetore prej dy milion eurosh e më pastaj si mjet reciprociteti në bisedimet Prishtinë – Beograd.

Duke pasur parasysh programin politik të PDSH-së e kemi njohtuar ministren se zgjidhja e problemit të shqiptarëve në Luginë është bashkimi i Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Republikën e Kosovës.

Me këtë kuptohet se edhe korrigjimi i kufirit me Serbinë në lindje të Kosovës përmirson padrejtësinë historike që iu imponua shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc viteve 1953-1956 me rastin e ndarjes së detyrueshme të tyre nga Kosova pa u pyetur fare.

Pastaj, ministres iu është bërë e ditur se për çfarëdo zgjidhje paqësore të arritur në Bruksel midis shqiptarëve e serbëve pa përfshirjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës brenda kufijve shtetror të Republikës së Kosovës nuk do t’a zbehë në asnjë mēnyrë idenë dhe kërkesën e shqiptarëve për bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Republikën e Kosovës.

PDSH, nuk u beson në asnjë mënyrë iniciativave të shtetit serb për kinse bisedime qoftë edhe me asistimin e faktorit ndërkombëtar me shqiptarët e Luginës së Preshevës lidhur me të drejtat e tyre.

Prandaj, para ministres iu është treguar besueshmëri qeverisë Kurti që në Bruksel të mbajë shumë fortë Preshevën, Medvegjën e Bujanocit në agjendë si masë reciprociteti. Sepse, nuk mund të udhëheq Serbia në dy taborre bisedime midis shqiptarëve dhe shqiptarëve. Ne jemi shqiptar të njëllojt me Ata në Republikën e Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.