Velekinca e heroit të kombit Mulla Idriz Gjilani i ka bërë një pritje madhështore krytarit aktual dhe kandidatit të Lidhjes për Gjilanin, Lutfi Haziri, duke e vulosur fitoren plebishitare më 19 nëntor.
Kryetari Haziri tha se dyfishimi i mbështetjes në Velekincës për të dhe LDK’së e bën krenar dhe më të përgjegjshëm në punë.
“Faleminderit Velekincës së Mulla Idriz Gjilanit për mbështetjen e fuqishme më 22 tetor dhe faleminderit që do ta dyfishoni përkrahjen për mua më 19 nëntor. LDK është shtëpi e madhe dhe ka vend për të gjithë, prandaj i ftoj edhe ata që kanë pasur hezitime që të na bashkangjiten për t’i vazhduar punët e hajrit”, u shpreh Haziri.
Haziri është zotuar se do të vazhdoj me projekte infrastrukturore në pjesën e “Lipovicëve” në Velekincë, sikurse edhe në pjesët tjera të fshatit.
Ai theksoi se me investimet e mëdha gjatë mandatit të kaluar, Velekinca është integruar plotësisht në pjesën urbane, përderisa theksoi se banorët fshatit do të mbështeten jashtëzakonisht shumë me subvencione në bujqësi.
Në fund, kreu i Gjilanit është zotuar se në qendër të qytetit, në Ditën e Flamurit, do të vendoset shtatorja e kolosit të kombit, Mulla Idriz Gjilani.
sponsorizuar nga LDK