DYLON

Haziri përgëzon përfaqësuesen e Kosovës në futboll për fitoren ndaj Letonisë

Haziri përgëzon përfaqësuesen e Kosovës në futboll për fitoren ndaj Letonisë
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka përgëzuar përzgjedhësin e përfaqësueses së Kosovës në futboll, Muharrem Sahitin, për suksesin e jashtëzakonshëm në fitoren mbrëmshme ndaj Letonisë 4-3, në stadiumin “Adem Jashari”.

Haziri tha se suksesi i djeshëm i përfaqësueses së Kosovës në futboll e ka bërë krenar LDK’në, sikurse edhe të gjithë qytetarët e Republikës.

Këto komente, Haziri i ka bërë sonte në Velekincën e heroit kombëtar Mulla Idriz Gjilani, gjatë tubimit elektoral, përderisa ka folur edhe për fillimin e rindërtimit të stadiumit të qytetit me kosto prej 6.2 milionë euro dhe i cili është i kategorisë së katërt të përcaktuar sipas standardeve të FIFA dhe UEFA.

EkoHigjiena

e sponsorizuar LDK

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.