Me moton “Pastro dhe Ruaj”, gjatë këtyre ditëve të fundit janë bërë aktivitete të pastrimit në fshatrat Binqë, Ballancë, Zhiti, Tërpezë, Sadovinë e Muhaxherëve dhe Sllatinë e Epërme.
Sipas të dhënave të dërguar nga Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në aktivitetet e pastrimit që nga data: 14-17 Prill kanë marrë pjesë gjithsej mbi 250 qytetarë vullnetar kurse aksioneve të pastrimit ju janë bashkangjitur edhe zyrtarë komunal si dhe përfaqësues të LMT-së së KFOR-it në Viti.
Bëhet me dije se në këto lokalitete janë grumbulluar mbi 220 thasë mbeturina.