DYLON

Fillojnë punimet në rregullimin e një rruge prej varrezave deri të pishat në Tërpezë

Fillojnë punimet në rregullimin e një rruge prej varrezave deri të pishat në Tërpezë
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë, po vazhdon me realizimin e projekteve të ndryshme në mbarë territorin e kësaj komune, thonë drejtuesit e komunës.

Me këtë rast kryetari i komunës, Sokol Haliti, ka vizituar punimet në që sapo kanë filluar në ndërtimin e një rruge nga varrezat e fshatit Tërpezë e deri të pishat e që aktualisht do të bëhet shtrimi i saj me zhavor.

EkoHigjiena

Ai tha qeverisja lokale e Vitisë, mbetet e përkushtuar që të realizoj projekte të ndryshme në çdo cep të kësaj komune dhe atë në fushat e ndryshme, duke potencuar se me të synohet që sadopak të përmbushën deficitet që kanë lokalitetet.

 I pari i Vitisë, tha se me ndërtimin e kësaj rruge qytetarët do ta kenë më të lehtë qasjen në parcelat e tyre, konkretisht në tokat bujqësore, por do të krijohet edhe një qasje në drejtim të pishave që njihet si një zonë e veçanërisht atraktive për zhvillimin e ekoturzimit në Viti.

Haliti gjithashtu theksoi se pret nga kompania e kontraktuar që punimet të kryen në cilësi dhe sipas dinamikës së paraparë. Përndryshe gjatë vizitës së tij në Tërpezë, i pari i komunës është takuar edhe me disa qytetarë të cilët e falënderuan atë për investimet e bëra në këtë lokalitet.

E, në emër të qytetarëve të këtij lokaliteti nga një fjalë rasti e kanë mbajtur Gazmend Salihu, kryetar i fshatit dhe këshilltari komunal, Sokol Shaqiri. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.