DYLON

Pamje e shëmtuar, mbeturina brenda ndërtesës

Pamje e shëmtuar, mbeturina brenda ndërtesës
Avatar photo Redaksia

Mbeturinat e shumta që hidhen vend e pa vend, nga qytetarë të pandërgjegjshëm, madje edhe në vendbanime, vazhdojnë të jenë problem i theksuar për qytetarët gjilanas.

Kjo pamje e shëmtuar ( në foto) me mbeturina ndodhet në ndërtesën që është në rrugën “Esat Berisha” në Gjilan, objekti “Vatra e Re”, Lamela B , e sipas lexuesvee të Portalit 2LONLINE, që i kanë dërguar këto fotografi thonë se janë në hall sepse, në këtë ndërtesë, që është e banueshme, por që nuk ka ashensor dhe në këtë pjesë është parkingu, aty hidhen mbeturina të llojllojshme (siç shihet në fotot e dërguara) dhe se përveç pamjes së shëmtuar, kemi kundërmime e rreziqe për infektime.

EkoHigjiena

Qytetarët  e ndërgjegjshëm, që jetojnë në këtë pjesë, e që nuk kanë kontribuar në këtë shëmti, duhet ta ngrisin zërin, ndërsa institucionet përkatëse duhet të ndërmarrin masa, edhe të evitohet kjo “deponi”, por edhe në ndëshkimin e të gjithë atyre që i hedhin mbeturinat aty.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.