DYLON

AMF në Tërpezë përfiton ultrazë modern dhe EKG nga organizata “Qëndresa Kosovare” me përkrahje nga Kuvajti

AMF në Tërpezë përfiton ultrazë modern dhe EKG nga organizata “Qëndresa Kosovare” me përkrahje nga Kuvajti
Avatar photo Redaksia

Ambulanta e Mjekësisë Familjare (AMF) në Tërpezë , është pajisur edhe me një ultrazë modern dhe EKG, fal bashkëpunimit me Organizatën “Qëndresa Kosovare” dhe donatorëve nga shteti I Kuvajtit.

Dorëzimin e këtij donacioni e bëri përfaqësuesi i organizatës “Qëndresa kosovare” Islam Cakaj me bashkëpunëtorë, kurse pranimin drejtoresha e QKMF-së në Viti dr. Vjollca Kadolli – Halili, me stafin e AMF në Tërpezë , punëtorë shëndetësore dhe qytetarë të Tërpezës.

EkoHigjiena

Dr.Vjollca Kadolli -Halili në emër të kryetarit të komunës, Sokol Haliti dhe qytetarëve vitias në përgjithësi falënderoi udhëheqësit e organizatës në fjalë dhe popullin kuvajtian për këtë donacion mjaft me vlerë, duke konsideruar si shumë të domosdoshëm, i cili do t’i shërbej tërë qytetarëve vitias.

Gjithashtu, falënderim edhe për investimet që Kuvajti ka bërë në ndërtimin e ambulantes së fshatit Tërpezë, autoambulancën, një EKG si dhe ky donacion i tanishëm mjaft me vlerë.

Kurse, Islam Cakaj drejtor në këtë organizatë tha se është më se i kënaqur që po realizon donacionin e radhës për komunën e Vitisë, konkretisht shëndetësinë e kësaj komune dhe ka falënderuar udhëheqësit e QKMF-së për bashkëpunim të ndërsjellët, me premtimin që do të vazhdojmë përkrahjen edhe në të ardhmen.

Pëndryshe, Ambulanta e mjekësisë familjare në Tërpezë punon çdo ditë pune, kurse mjeku dr. Taib Alidema përpos punës së tij si mjek familjar dhe pediatër, do të angazhohet edhe me ultrazë, pasiqë është i certifikuar si ultrasonist.v  /2LONLINE/