DYLON

Maturantët vitias me aksion për pastrimin e ambientit për gjatë shëtitores deri në Binqë

Maturantët vitias me aksion për pastrimin e ambientit për gjatë shëtitores deri në Binqë
Avatar photo Redaksia

Një aksion për pastrimin e ambientit, do të organizohet të premten, pra nesër, në kuadër të projektit të USAID-it. Bartës të këtij organizimi është organizata e të rinjve ‘’Up to Youth” dhe maturantët e shkollave të mesme të Vitisë.

Kryetari i komunës, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim organizatorët e këtij aksioni për të bashkërenduar përgjegjësit rreth aktivitetit e ku do të përfshihen edhe kompania e pastrimit Eco Higjiena”, Njësia e Zjarrfikësve, organizata e shoqata që merren me ambientin etj.

EkoHigjiena

Aksioni do të filloj në ora 11:00 dhe do të startoj nga ura afër shkollave të mesme e do të vazhdoj deri në fshatin Binqë, që kryesisht do të jetë përskaj lumit Morava dhe shëtitores. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.