Shefi i Kabinetit Meriton Ramabaja dhe përfaqësuesi nga Drejtoria për Shërbime Publike, njëherit edhe koordinator i shtabit emergjent për çështjen e ujit Hysen Jerliu, kanë inspektuar punimet e funksionalizimit të puseve në Kamenicë.
Kompania Regjionale e ujit “Hidromorava”, është duke punuar vazhdimisht dhe tani janë duke bërë kyçjen e këtyre dy puseve në ujësjellës.
Sipas analizave të bëra nga Instituti Rajonal i Shëndetësisë Publike, uji nga këto dy puse është i pijshëm dhe shumë shpejt do të finalizohet e gjithë kyçja.
Sipas kryesuesit të shtabit emergjent për çështjen e ujit në Kamenicë, është duke u punuar edhe për rritjen e kapacitetit të ujit në komunën e Kamenicës.