Konfiskohet sasi e barnave pa banderola dhe të ndaluara për qarkullim në territorin e Republikës së KosovësFOTOILUSTRIM

Konfiskohet sasi e barnave pa banderola dhe të ndaluara për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në kuadër të Policisë së Kosovës, gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë, në bashkëpunim me Inspektoratin Farmaceutik pranë Ministrisë së Shëndetësisë së RKS-së, sot me 23.09.2019, kanë ndermarr një operacion kontrolli në disa barnatore në qytetin e Skenderajt.

Pas realizimit të kontrollit të përbashkët me inspektoratin kompetent në dy barnatore janë gjetur sasi e barnave pa banderola, rreth 261 paketime të llojeve të ndryshme, rreth 58 copë ampula, që nuk iu dihej prejardhja dhe barna nga lista esenciale ( 20 insulina), të cilat edhe janë konfiskuar nga inspektorët kompetentë

Lidhur me këto raste është njoftuar prokuroria dhe sipas udhëzimeve të prokurorit kujdestar ndaj dy personave të dyshuar është inicuar rasti në procedurë të rregullt ”Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore” sipas kodit penal të Republikës së Kosovës, për procedura të mëtejme.

Policia e Kosovës, vlerëson lartë bashkëpunimin me qytetarët dhe mbetet e përkushtuar që në bashkëpunim edhe me autoritete relevante të ndermar veprime ative ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me ligjet e aplikueshme në vend dhe që në një mënyrë apo tjetër rrezikojnë mirëqenien apo shëndetin në përgjithësi.

KOMENTE