Janë duke vazhduar punimet në rregullimin e platosë së Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, ku është bërë drenazhimi dhe më pas nivelimi i platosë me sheshin.
Punimet i ka inspektuar sot edhe kryetari Haliti i cili është njoftuar me punimet që janë bërë dhe që do të bëhen.
Gjithashtu, në kuadër të këtij projekti, do të vendosën pllakat dhe do bëhet ngjyrosja e disa pjesëve ballore të këtij objekti, si dhe oborrin.