As Daku e Xhemajli nuk rrinë më në NISMA

As Daku e Xhemajli nuk rrinë më në NISMA

Fatmir Daku dhe Ridvan Xhemajli, deri tani anëtarë të Kryesisë së Degës së Gjilanit dhe të Këshilli Kombëtar të subjektit politik Nisma Socialdemokrate, nuk do të jenë më pjesë e saj, e këtë e ka bërë me dije Daku, përmes një postimi në profili ne tij në facebook.

Ja postimi i plotë:

Të dashur miq,

Dua të ju njoftoj se nga sot unë Fatmir Daku dhe Ridvan Xhemajli – ish komandant i Stacionit Policor të Gjilanit nuk do të jemi më pjesë e strukturave të NISMA Socialdemokrate.

Ne si anëtarë të Kryesisë së Degës së Gjilanit dhe të Këshilli Kombëtar do ta pushojmë aktivitetin në këtë parti.

Sot po dalim ballëhapur nga NISMA. Prej themelimit të NISMA’s kemi qenë pjesë aktive e saj. Gjatë kësaj kohe jemi përpjekur që me tërë kapacitetin të shtrijmë në cdo lagje e fshat të Gjilanit subjektin.
Zhvillimet e fundit në këtë subjekt në rajonin tonë, dorëheqja e ish ministrit Bajram Hasani e të tjerëve janë arsyeja e dorëheqjes.

Duam t’i falenderojmë drejtuesit e partisë, aktivistët dhe të gjithë ata me të cilët e kaluam këtë rrugë të gjatë, plot sfida por në të njejtën kohë ishte edhe kënaqësi të punosh me një ekip kaq të mirë.
Faleminderit për mbështetjen!

KOMENTE