Opozita në Shqipëri vazhdon me skenarin e saj të protestave para selisë së Parlamentit. Ish-deputeti dhe kryetari i PD në Fier, Luan Baçi tha se nuk do të lejojnë që të zhvillohet një parlament i rregullt.
Edhe pse nuk ka një plan të shtuar masash nga policia, pranë Parlamentit ka prezencë të forcave të policisë, të cilët kanë krijuar një kordon dhe rrethuar perimetrin e sigurisë për të lejuar hyrjen e deputetëve në parlament.
Ndërkohë qytetarët nga rrethe të ndryshme të vendin janë organizuar për të marrë pjesë në protestën e opozitës para parlamentit.
Po ashtu policia ka pasur një mobilizim edhe para kryeministrisë, ku ka vendosur rrjeta teli, për ti paraprirë një skenari të mundshëm nga ana e policies.
Ka një kohë që opozita dhe mijëra protestues në Shqipëri kërkojnë largimin e kryeministrit, Edi Rama.