Protesta e opozitës në Serbi, që po vlerësohet të jetë më e madhja në vargun e tubimeve që po organizohet tash e disa muaj kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Aleanca për Serbinë, si organizatore e protestës dhe shume qytetarë nga e gjithë Serbia morren pjesë në protestë. Ndërkohë, pati shtuar masa te sigurisë në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë.
Protestuesit u mblodhen para ndërtesës së Qeverisë, për të vazhduar pastaj para Kuvendit të Serbisë, ka thënë kryetari i Partisë së Re, Zoran Zhivkoviq. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të jetë në vendin e punës në ditën e protestës.
Që prej dhjetorit të vitit të kaluar, në Serbi po mbahen protesta për të kundërshtuar, siç thuhet, sundimin autokratik të Vuçiqit dhe kufizimit të lirisë së mediave.
Muajin e kaluar, një grup protestuesit kishin hyrë në ndërtesën e transmetuesit publik, RTS duke kërkuar që t’iu lejohet që të paraqesin kërkesat e tyre. Megjithatë, policia kishte arritur që t’i nxjerrë nga ndërtesa.