Drejtues nga Lëvizja Qytetare ”Vatra”, thonë se ky subjekt ka arritur të sigurojë numrin e mjaftueshëm të votave, të cilat ia garantojnë një mandat në Kuvendin e qytetit të Gjilanit.
Kushtrim Kadriu, kreu i këtij subjekti, që njëherësh ishte edhe bartës i listës të kandidatëve për këshilltarë, ka thënë se ”Vatra”, ky subjekt i riorganizuar nga gjenerata e re dominuese, me një energji të lartë dhe punë të palodhur, ka arritur të jetë në mesin e subjekteve politike të cilat kanë fituar mandate.
”E falënderojmë çdo qytetarë që na ka besuar dhe ka votuar për Lëvizjen ”Vatra”. Besimin e dhënë nga qytetarët, e shohim si amanet dhe përgjegjësi të cilën do të mundohemi ta ushtrojmë më profesionalizëm në kuvendin komunal”, ka thënë Kushtrim Kadriu.
Kadriu u zotua se si fitues i mandatit do të punojë për një përfaqësim sa më të lartë të qytetarëve nga Kosova Lindore në institucionet e Republikës së Kosovës, respektivisht në qytetin e Gjilanit. Njëherësh falënderon votuesit dhe çdo qytetarë për përkrahjen e dhënë ndaj Lëvizjes Qytetare ”Vatra”.