DYLON

Haziri nënshkruan kontratën për rindërtimin e Stadiumit të Qytetit, kosto 6 .2 milionë euro

Haziri nënshkruan kontratën për rindërtimin e Stadiumit të Qytetit, kosto 6 .2 milionë euro
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sikur që edhe ka paralajmëruar ditë më parë, ka nënshkruar sot kontratën për investimin e projektit të Stadiumit të Qytetit i cili kap vlerën e përgjithshme prej 6.2 milion euro.

“Projekti i stadiumit të qytetit po nis ashtu siq edhe kemi planifikuar në planin e investimeve të Komunës së Gjilanit. Investimi i tij i përgjithshëm është në vlerë prej 6.2 milionë euro. Sot kemi nënshkruar vetëm faza e parë e cila është në vlerë prej mbi 3.1 milionë euro, gjithashtu edhe faza e dytë është e planifikuar që të investohet në vlerën prej rreth 3.1 milionë, që do të thotë se Gjilani përfundimisht po hynë në mesin e qyteteve me stadium modern dhe me standarte të sportit sipas UEFA-s dhe FIFA-a”, ka thënë kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Ai ka potencuar se ky stadium në të ardhmen e afërt do të pres ekipe me renome në nivel evropian dhe më gjerë.

“Gjilani ka traditë të futbollit dhe ky projekt do të jetë krenari e madhe e qytetit dhe e sukseseve të klubeve sportive të cilat i falënderoj për punën dhe angazhimin që po japin vazhdimisht”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.

Nga ana e tij, në emër të kontraktorit ka folur Bajram Gashani, nga kompania “Al-Trade”, i cili është zotuar që puna rreth investimit të projektit do të realizohet në bazë të planit dinamik të punimeve të precizuar në këtë kontratë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.