DYLON

Gagica: Aleanca asnjëherë nuk ka qenë pengesë për tema me interes për qytetarët, nuk do të jetë as tani e në të ardhmen

Gagica: Aleanca asnjëherë nuk ka qenë pengesë për tema me interes për qytetarët, nuk do të jetë as tani e në të ardhmen
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, Nazim Gagica bashkë me kryetaren e Gruas së Aleancës, Zarife Asllani, kanë pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Komunës, Kushtrim Kadriu.

Është biseduar për tema me interes për qytetarët tanë; arsimin, shëndetësinë, kulturën e sportin, infrastrukturën rrugore si dhe me theks të veçantë punën e Kuvendit.

EkoHigjiena

I pari i AAK-së, Nazim Gagica i AAK-së ka kërkuar nga i pari i Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu, që të gjejë rrugëdalje në mënyrë që të mbyllet tema e buxhetit komunal si nevojë për qytetarët e Gjilanit.

Po ashtu, Gagica ka kërkuar respektim të rekomandimeve të Qeverisë përkatësisht MAPL-së lidhur me buxhetin e propozuar si dhe harmonizimin e qëndrimeve mes ekzekutivit dhe legjislativit.

”Aleanca asnjëherë nuk ka qenë pengesë për tema me interes për qytetarët, nuk do të jetë as tani e në të ardhmen. Aleanca vazhdon të mbetet gardiane e pakompromisë e interesit qytetar”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i AAK-së së Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.