DYLON

Ministri i FSK-së priti atasheun ushtarak të Shqipërisë dhe oficerët e lartë nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi

Ministri i FSK-së priti atasheun ushtarak të Shqipërisë dhe oficerët e lartë nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi
Avatar photo Redaksia

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, priti në takime të ndara atasheun e mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, kolonel Ahmet Leka, si dhe oficerët e lartë nga Ministria e Mbrojtjes të Republikës së Malit të Zi,  kolonel Zoran Boshkoviq  këshilltari i ministrit të Mbrojtjes të Malit të Zi ​dhe nënkolonel Zivko Rakoçeviq.

Takimet e ministrit Berisha me oficerët e lartë nga Shqipëria dhe Mali i Zi u zhvilluan në frymën e bashkëpunimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Pritja e ministrit Berisha për oficerët e lartë nga Shqipëria dhe Mali i Zi u zhvillua në kuadër të pjesëmarrjes së diplomatëve ushtarakë në Konferencën ,,FSK dhe Partnerët’’, e cila mblodhi atashetë ushtarakë të vendeve partnere të akredituar në Kosovë dhe rajon.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.