DYLON

Nënkryetarja Morina Bunjaku priti në takim komandantin e KFOR-it turk për rajonin e Gjilanit

Nënkryetarja Morina Bunjaku priti në takim komandantin e KFOR-it turk për rajonin e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, ka prit në takim komandantin e KFOR-it turk për rajonin e Gjilanit, Yunus Yildiz me bashkëpunëtorë.

Në takim është diskutuar për sigurinë, projektet e komunës, aktivitetet e KFOR-it dhe rritjen e bashkëpunimit.

EkoHigjiena

Nënkryetarja falënderoi KFOR-in për kujdesin në fushën e sigurisë në Komunën e Gjilanit e më gjerë dhe mbështetjen e projekteve në sfera të ndryshme në dobi të jetës së qytetarëve tanë.

“Bashkëbiseduam dhe shprehëm mirënjohje për të arriturat dhe bashkëpunimin në sfera të ndryshme si në arsim, shëndetësi, zhvillim ekonomik dhe falënderuam për përkrahjen në kontinuitet”, tha Morina Bunjaku. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.