Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore në miqësoren e sotme kundër Luksemburgut, me rezultat bindës, 5:0.
Dardanet kanë shfaqur paraqitje shumë të mirë në këtë miqësore, duke i mbizotëruar rivalet në çdo aspekt të lojës, derisa as në këtë ndeshje nuk mungoi përkrahja e madhe nga bashkëatdhetarët.
Paraqitja e mirë në këtë miqësore jep optimizëm në kampin e Dardaneve për suksese tjera në kualifikimet për Euro 2021.
Kosova ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve do ta luajë më 10 mars, 2020, kundër Sllovenisë në Prishtinë. Dardanet në tri ndeshjet e deritashme kanë realizuar dy fitore (kundër Turqisë dhe Estonisë) dhe një humbje (kundër Sllovenisë).