Publikohet lista e futbollistëve të Kombëtares së Shqipërisë, këto janë risitë

Publikohet lista e futbollistëve të Kombëtares së Shqipërisë, këto janë risitë

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edy Reja ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet e radhës. Italiani ka grumbulluar 26 futbollistë për këto dy sfida, derisa tetë të tjerë janë në listën rezervë.

Në sy bie rikthimi i Taulant Xhakës dhe Emanuel Ndojit, ndërsa për herë të parë është ftuar sulmuesi Florian Kamberi.

Shqipëria do të ketë mungesa të mëdha, pasi pesë lojtarë të rëndësishëm si Amir Abrashi, Mërgim Mavraj, Armando Sadiku, Sokol Sikalleshi dhe Marash Kumbulla janë të lënduar.

Kuqezinjtë do të përballën fillimisht me Anodrrën ndërsa më 17 nëntor do ta presin edhe Francën, kësaj radhe në stadiumin e ri në Tiranë.

KOMENTE