Basketbollistet e Bashkimit janë fituese të Superkupës së Kosovës, pasi sonte në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec e kanë mposhtur Prishtinën me rezultat 83:70.
Prizrenaset po thuaj gjatë gjithë kohës ishin më të mira dhe fitorja e tyre nuk u rrezikua për asnjë moment.
Khadija Brown me 32 pikë ishte bindshëm më efikasja te Bashkimi, ndërsa pikë dyshifrore patën edhe: Aisha Muhamed (18), Arbnore Perquku (15) dhe Saranda Daci 12.
Më e dalluara te Prishtina ishte Danisha Shaw me 31 pikë, Irma Konjusha i shtoi 13, ndërsa Nyliah Jamison-Myers 11 pikë.