DYLON

Rikthehen ndeshjet basketbollistike të Superligës, derbi në Prizren

Rikthehen ndeshjet basketbollistike të Superligës, derbi në Prizren
Avatar photo Elife Sherifi

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 24-të e Superligës së Kosovës në basketboll. Kjo xhiro do të sjellë shumë ndeshje interesante. Ndeshja e parë do të zhvillohet mes Bashkimit dhe Ponte Prizrenit, një takim interesant ku përballë njëra-tjetrës do të jenë dy skuadrat e Prizrenit.

Përballja tjetër e së shtunës do të zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe Pejës, dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës.

Ndeshja më interesante e kësaj jave do të zhvillohet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit.

EkoHigjiena

Takimi i fundit do të zhvillohet ndërmjet Lipjanit dhe Sigal Prishtinës. Lipjanasit kanë një fitore dhe 20 humbje, kurse prishtinasit kanë 15 fitore dhe pesë humbje. Feronikeli pushon në këtë xhiro.

Superliga – Java 24

E shtunë

17:00 Bashkimi – Ponte Prizreni

19:00 Trepça – Peja

E diel

17:00 Golden Eagle Ylli – Rahoveci

19:00 Lipjani – Sigal Prishtina

Feronikeli pushon

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.